Maqedonia e Veriut ndërton të parën qendër të përhershme për raste fatkeqësish natyrore

21:55 | 05/12/201921:550

Maqedonia e Veriut përfundoi fazën ndërtimore dhe në qershor të vitit të ardhshëm do të ketë plotësisht funksionale qendrën e parë dhe të vetme për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimin e punës në vazhdimësi. TIK-Qendra e cila po ndërtohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, është projekti i parë kapital i Ministrisë pas 20 viteve, i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha para përfaqësuesve të Ministrisë dhe të autoriteteve lokale të Prilepit se me ndërtimin e këtij objekti, shteti do të jetë gati në rast të paaftësimit të sistemeve primare gjatë fatkeqësive.

“Qëllimi i ndërtimit të Qendrës për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimi i punës së vazhdueshme, është ajo të sigurojë vazhdimësi në punë dhe kryerjen e aktiviteteve të nevojshme dhe ruajtjen e të dhënave në rast të katastrofave të mundshme natyrore apo atyre të shkaktuara nga ana e faktorit njeri.”

Ministri tha se me ndërtimin e këtij objekti, i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme si për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu edhe për institucionet e tjera shtetërore, Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë e përgatitur për të siguruar funksionim të sistemeve vitale informative në rast të paaftësimit të sistemit primar informativ për shkak të katastrofave natyrore apo katastrofave të tjera të shkaktuara nga ana e faktorit njeri. Në punën e kësaj qendre, krahas MPB-së mund të marrin pjesë të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë nevojë të tillë, në pajtim me kompetencat ligjore, tha Spasovski./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono