Maqedoni, tabela të reja në vendkalimet kufitare

23:40 | 13/02/201923:400

Në pikat kufitare të Maqedonisë janë vendosur tabelat e reja me emërtimin e ri të vendit, Maqedonia Veriore. Në gjuhën shqipe janë vetëm tabelat në Tabanoc, Bllacë dhe Qafëthanë, ndërsa në pikat e tjera shqipja mungon.

Fillimisht u mbuluan tabelat ku shkruante emri tanimë i vjetër i shtetit. E më vonë arritën edhe tabelat e reja. Në shqip është tabela me emrin e ri që u vendos në kufirin me Serbinë, e doganat e Maqedonisë së Veriut kanë afat 3 ditor që t’i ndryshojnë të gjitha.

Por kjo nuk është ajo që populli grek e ka kërkuar, thotë gazetari, Hristos Nikolaidis, për shkak se edhe tek emri i ri, përdoret termi “Maqedoni”.

Hristos Nikolaidis, gazetar: “Shumica e opinionit grek beson se termi “Maqedoni” është grek, dhe nuk guxon askush ta përdor pa lejen greke. Ky është mendimi i opinionit grek dhe mediat në Maqedoni nuk e kanë të qartë se çfarë ndodh në Greqi. Mendoj që shumica e votuesve do të duan që ta ndëshkojnë qeverinë greke dhe Sirizën për këtë marrëveshje”.

Edhe tabela pas zëdhënësit të qeverisë ishte me emrin e ri dhe në dy gjuhë, e do të ndërrohen edhe në institucionet tjera, por kanë afat 4 mujor./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono