Maqedoni, sot pritet të votohen ndryshimet kushtetuese

09:30 | 19/10/2018

Pas tre ditëve debat, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri te Maqedonisë sot pritet të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, që nis në mesditë. Partitë e maxhorancës dhe kryeministri Zoran Zaev janë optimiste se do të mund të sigurohen 80 deputetë për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

Megjithatë VMRO-DPMNE është e vendosur të votojë kundër këtyre ndryshimeve. Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase, Dimçe Arsovski tha se “qëndrimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së është i vendosur, kjo parti nuk e përkrah marrëveshjen kapitulluese dhe do të respektojë vullnetin e qytetarëve të deklaruar në referendum”.

Koalicioni i partive në pushtet, duke llogaritur edhe votat e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA të Kasamit ka 72 deputetë. Por për t’i hapur rrugë ndryshimit të Kushtetutës duhen 80 deputetë, pra nevojiten edhe 8 vota nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Nëse draft-propozimi i pëbërë prej disa amendamenteve për ndryshime kushtetuese nuk merr dritë jeshile në Kuvend, atëherë Maqedonia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono