Maqedoni, qeveria miraton marrëveshjen e emrit


21:43 | 14/06/2018

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar të enjten marrëveshjen e emrit me Greqinë, lëvizje kjo që i jep dritën jeshile përdorimit zyrtar të termit të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja, që i dha fund kontestit disavjeçar mes Shkupit dhe Athinës, përbëhet nga 19 faqe dhe përmban 20 nene, të ndara në 3 pjesë. Pas miratimit nga qeveria, Shkupi zyrtar do të njoftojë organizatat ndërkombëtare që të vënë në përdorim emrin e ri dhe termat e tjerë për identifikimin e qytetarëve të saj. Tani është radha e qeverisë greke që të miratojë paktin e arritur pak ditë më parë dhe më pas të dy shtetet do të ngrenë një komision të posaçëm që do të shqyrtojë interpretimet historike, tekstet shkollore, hartat dhe atlaset. Gjithashtu, në një afat prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, vendi do të riemërojë monumentet, ndërtesat publike dhe infrastrukturore që lidhen me historinë greke dhe do të largojë përfundimisht diellin e Virxhinias nga flamuri kombëtar. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono