Maqedoni, në mesnatë bie heshtja zgjedhore

18:00 | 19/04/2019

Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë mesazhet e fundit përpara se në vend të hyjë në fuqi heshtja zgjedhore. Ai shqiptar, Blerim Reka e ka vënë theksin tek koncepti i Republikës; Siljanovska e opozitës ka akuzuar qeverinë për korrupsion; ndërsa kandidati i koalicionit qeverisës ka paralajmëruar elektoratin se vota për VMRO-në është kthim pas.

Kandidati presidencial Blerim Reka, që mbështetet nga opozita shqiptare në tubimin e fundit në Tetovë, kërkoi që votuesit në mënyrë masive të votojnë pa marrë parasysh se cilës parti i përkasin.

Blerim Reka, kandidat i opozitës shqiptare:  “Edhe ju të BDI, të PDSH, të Alternativës dhe të gjithë qytetarët që besojnë në konceptin e republikës…”

Kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska gjatë gjithë fushatës ka drejtuar akuza në adresë të qeverisë, siç është shprehur, për krime, nepotizëm dhe korrupsion. Ajo premtoi ndalimin e migrimit por edhe varfërisë.

Biljana Siljanovska, kandidate e VMRO-DPMNE-së: “Do të bëj gjithçka, madje edhe nga buxheti modest i Presidentit, gjënë e parë që do ta bëj, do të ndajë mjete për të varfrit”.

Kandidati që përkrahet nga koalicioni qeveritar Stevo Pendarovski u bëri thirrje qytetarëve se me votën e tyre kanë mundësi të vulosin ndryshimet.

Stevo Pendarovski, kandidat i koalicionit qeveritar:  “Mund të votoni për Siljanovskën, por me këtë votoni për Gruevskin dhe Mickoskin dhe votoni për kthim parapa, për ndasi të reja dhe izolim. Ose të votoni për mua që t’i përkrahni politikat e paqes, unitetit, stabilitetit dhe mirëqenies ekonomike”.

Në përfundim të fushatës së raundit të parë, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve shefat e shtabeve zgjedhore të tre kandidatëve presidencial kanë bërë thirrje që zgjedhjet  e së dielës të zhvillohen  në atmosferë demokratike e evropiane./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono