Maqedoni e Veriut, një shqiptar kryetar i FFM-së

20:53 | 18/03/2019

Për herë të parë shtëpia maqedonase e futbollit do të drejtohet nga një shqiptar. Në Kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit, shqiptari Muhamed Sejdini është zgjedhur me shumicë dërrmuese votash.

Muhamed Sejdini është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në Kuvendin zgjedhor të zhvilluar në Ohër nga 96 delegatë që numëron gjithsej federata, 90-të ishin prezent dhe 82 votuan “Pro” zgjedhjes së Sejdinit në krye të Shtëpisë së Futbollit vendor.

Në garën për postin e presidentit të FFM-së, Sejdini ishte kandidati i vetëm dhe kjo është hera e parë që një shqiptar do ta udhëheq FFM-në.

Muhamed Sejdini: “Nuk do të kisha thënë se për herë të parë është shqiptar apo maqedonas. Ne këtu flasim gjuhën e futbollit dhe rëndësi ka më i miri. Rëndësi ka që të çojmë futbollin përpara dhe dyert e federatës janë të hapura për të gjithë ata që kanë ide dhe që duan që të zhvillohet futbolli në vend”.

Në Kuvendin zgjedhor të federatës vendore morën pjesë Davor Shuker si anëtar i Komitetit të UEFA-së, Hejdi Beha nga FIFA si dhe Gazmend Rustemi si përfaqësues i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Sejdini në këtë post do të zëvendësojë Ilço Gjorgjioskin që vitin e kaluar u tërhoq nga kreu i FFM-së, ndërsa Sejdini ishte zëvendës president i këtij institucioni në pesë vitet e fundit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono