Maqedoni e Veriut, 211 vjet burg për “27 Prillin”

19:59 | 15/03/2019

Gjykata në Maqedoni ka dënuar me mbi 200 vjet burg përgjegjësit e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit 2017, kur në sallën e Parlamentit u sulmuan deputetë të opozitës dhe kryeministri aktual Zoran Zaev.

Thuajse një orë zgjati arsyetimi i gjykatëses Dobrilla Kacarska, në sallën e stërmbushur gjyqësore, para se të shqiptohej dënimi, nga 7 deri më 18 vite burg për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 Prill të vitit 2017. E enjtja e zezë nuk duhej të ndodhte, kurse është shkaktuar frikë tek popullata, ka vënë në pikëpyetje sigurinë dhe imazhin e vendit – ka thënë Kacarska. Si prova kryesore, sipas saj, përvec dëshmive të individëve, janë marrë edhe xhirimet nga kamerat e sigurisë.

Dobrila Kacarska, Gjykatëse: “Këto xhirime do të mbesin në memorjen tonë. Nga xhirimet pamë një sjellje të turpshme të zyrtarëve policor, ata nuk ndërmorrën asgjë, shëtisnin nëpër Kuvend…”

Kacarska vec e vec ka përshkruar secilin prej të akuzuarve dhe cfarë roli ka pasur para dhe gjatë hyrjes së dhunshme në Kuvend, duke u ndaluar, veçanërisht në rolin e Mitko Çavkovit, njeriut me “komandën e artë” për shpërndarjen e policisë, që ka munguar në parlament gjatë trazirave, i cili, sic tha gjykatësja Kacarska ka injoruar mesazhet e Ministrit të atëhershëm të Brendshëm Agim Nuhiut. Kur më në fund u është përgjigjur ministrit, ka shkruar se në Kuvend po ndodh populli.

Dobrila Kacarska, Gjykatëse:  “Mitko Cavkov 18 vite, Mitko Peshev 15, Dushko Llazarov 15, Munir Pepiq 15 vite burg”.

Aktvendimi i sotëm paraqet rrumbullaksimin e një ndër gjykimet më kryesore në Maqedoni që lidhet me kulmin e krizës politike para dy viteve. Në dhunën në Kuvend ishin sulmuar deputetë të opozitës së atëhershme, Kryeministri aktual Zoran Zaev, disa ministra, kurse me lëndime më të rënda kaloi lideri u ASH-së Ziadin Sela. Sipas gjykatëses, një pjesë e të akuzuarve, mes tyre janë marrë vesh për vrasje në ndërtesën parlamentare. Derisa shqiptoheshin dënimet një pjesë e familjarëve të të akuzuarve shpërthyen në vaj, për Munir Pepiqin për shkak të 15 viteve burg, kurse për Igor Durllovskin për shkak të lirimit. Të dënuarit kanë të drejtë ankese në gjykatën e apelit.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono