Manja: Policia e kaloi me sukses vettingun në protestat e PD

21:07 | 16/05/2019

Rrëzimin e kthimit në Kuvend të dekretit të Presidentit për vetingun në polici, deputeti socialist Ulsi Manja e sheh si rrugë për vettingun. Sipas tij arsyetimi i Presidentit përkthehet në atë që të kemi vetting për të mos pasur vetting.

“Arsyetimi i Presidentit të Republikës përkthehet në atë që të kemi vetting për të mos pasur vetting dhe vettingu sipas ligjit të parë ishte i parashikuar në 3 nivele, komision i jashtëm, komision qendror, komision vendor që do bënin vetingun në pjesën më të madhe të trupës policore. Tani a mund të kapeshin afate për marsin 2020 për 4 mijë efektivë policorë. Kjo praktikisht i bie që ne të mos kishim vetting. Komisioni i jashtëm i vlerësimit do bëjë vetingun e gradave të larta ,ndërsa atributet do i marrë një strukturë e specializuar e policisë së shtetit dhe ne me rrëzimin e dekretit i hapëm rrugë vettingut”.

Për Manjan vetingu më i mirë i Policisë janë protestat, ku uniformat blu e kaluan në mënyrë të suksesshme.

“Organizatat policore e kuptojnë që pjesëtarët e asaj organizate janë në vetting të përditshëm jo vetëm me pranimin e  dokumentacionit dhe trajnimit, por vetingu më i mirë janë 11 protesta të PD. Policia e ka kaluar me sukses vetingun në shkallën sipërore”.

Manja foli gjithashtu edhe për reformën në drejtësi dhe ngritjen e strukturave të reja SPAK e BKH, ndërsa theksoi se është drejt finalizimit emërimi për Gjykatën Kushtetuese.

“KED është drejt finalizimit të emërimit të Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë brenda muajit qershor, po shkohet drejt finalizimit të kandidatëve dhe më shpejt se Gjykatë Kushtetuese ne do kemi Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Shtatori na gjen me institucione të ngritura. Shumë shpejt unë shpresoj që brenda qershorit do kemi Gjykatë Kushtetuese, do kemi plotësimin e anëtarëve, do plotësohet kuorumi”. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono