Manchester United zhvillon fazën përgatitore në Azi

23:43 | 22/07/2019

Skuadra e Manchester United po zhvillon fazën përgatitore në Azi në prag të sezonit të ri. Me djajtë e kuq ka udhëtuar edhe mesfushori francez Pol Pogba. E ardhmja e 26 vjeçarit mbetet ende e paqartë.

Pogba u shfaq i irrituar në ditën e parë të grumbullimit duke shprehur pakënaqesitë ndaj bordit drejtues të cilët nuk e lejojnë të largohet. Kampioni i botës me Francën dëshiron që sezonin e ardhshëm të luajë për skuadrën e Real Madrid ku tekniku Zinedin Zidane e admiron maksimalisht futbollistin.

Megjithatë në stërvitjet e fundit dhe në ndeshjen miqësore ndaj Interit, Pogba zhvilloi një paraqitje fantastike duke marrëe dhe komplimentet e mesfushorit spanjoll Huan Mata i cili theksoi:

Të gjithe i njohim aftësitë e Pogbase. Ai është shumë pozitiv në fushë dhe ka ndikim tek çdo futbollist i Manchesterit. Aktualisht është shumë i lumtur dhe po zbavitet duke luajtur. Dua që ai të qëndrojë pasi ka aftësi të shkëlqyera por nuk e di nëse do të qëndrojë ose jo.

Interes për Pogba ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit por skuadra angleze kërkon plot 200 mln euro për 26 vjeçarin. Një shumë e cila ka detyruar edhe Realin të ndalë bisedimet me Manchesterin./ABC News Albania 24/7

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono