Manchester United emëron trajnerin e përkohshëm

16:17 | 19/12/201816:170

Manchester United emëron trajnerin e përkohshëm pas shkarkimit të Jose Mourinho-s. Në stol do të ulet norvegjezi Solskjaer, ndërsa synimi është që të merret në verë, Mauricio Poccetino i Tottenham-it.

Mbiquhej “vrasësi me fytyrë fëmije”. Ole Gunnar Solskjaer do të mbahet mend për shumë gola, sidomos për këtë në “Kamp Nou” në 1999 ndaj Bayernit, që i dha Championsin, Manchester United. Sot, klubi anglez vendosi ta emëronte trajner të përkohshëm të skuadrës, pas shkarkimit të Jose Mourinhos. 25-vjeçari norvegjez ishte prej 3 vitesh në stolin e klubit të vendit të tij, Molde, dhe u gjykua si njeriu më i përshtatshëm për të mbyllur sezonin dhe për të arritur objektivat madhore.

Edhe pse skuadra po kalon një moment shumë negativ në kampionat, do të kërkohet kualifikimi në Champions, ndonjë trofe në Angli, dhe pse jo, fitorja e vetë Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, Solskjeri shikohet vetëm si alternativë e përkohëshme, për shkak të njohjes së klubit dhe të metodave të punës së ish-trajnerit legjendar, Sir Aleks Ferguson. Drejtuesit e Junajtidit, pas shkarkimit të Mourinhos, po mendojnë për një trajner me përvojë në stolin e skuadrës.

Pritet të bëhet ç’mos që të merret Mauricio Poccetino nga Totenham-i, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Argjentinasi refuzoi Realin e Madridit në maj, ndërsa do të duhen jo më pak se 45 milionë euro për të prishur kontratën dhe për të firmosur një të re.

Sa për Mourinhon, mesa duket ai nuk do të rrijë gjatë pa punë, pasi lajmet janë që Reali i Madridit e kërkon. Presidenti Florentino Perez mësohet se është gati t’i japë 20 milionë euro në sezon, trajnerit që u shpall kampion në vitin 2012./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono