Manastirliu: Nuk kemi të bëjmë me grip derri dhe as me epidemi

19:24 | 04/02/2019

“Nuk kemi të bëjmë me grip derri dhe as me epidemi”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përgënjeshtruar në studion e Mbrëmje në ABC News zërat për grip derri dhe epidemi. Sipas saj në qarkullim është një virus gripi intensitet mesatar e njëjtë sikurse një vit më parë.

“Kemi një qarkullim të virusit të gripit me intensitet mesatar, njësoj si një vit më parë që pritet të shtohet dhe pastaj të arrijë në trendet normale të viteve të shkuara”.

Ministrja theksoi se janë 19 mijë raste me infeksione respiratore dhe 200 raste të prekura nga virusi i gripit, ndërsa bëri apel për mos neglizhim dhe trajtim të kujdesshëm.

“Nuk duhet neglizhuar, dhe të gjithë komplikacionet që mund të vijnë duhet të konsultohen me mjekun. Prek ata qytetarë, mosha të thyera dhe ka komplikacione të mëdha, shoqërohet me probleme respiratore, infeksione. Janë 19 mijë raste me infeksione respiratore dhe 200 raste të prekura nga virusi i gripit.

Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat për vaksinën e gripit për pjesën e popullsisë më vulnerabël, e cila është efikase dhe ul komplokacionet.

“Nuk është grip derri, është virusi i gripit sezonal, jemi në qarkullim të virusit të gripit dhe duhet trajtuar me shumë kujdes dhe Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat për vaksinën e gripit duke targetuar atë pjesë të popullatës që është më vulnerabël, të moshuarit dhe mjekë e infermierë janë ralizuar 80% e tyre nga personeli dhe të moshuarit. Është një vaklsinë efikase për gripin, ul komplikacionet.

Ka disa qarqe të prekura është i nëjjti trend i viti të shkuar nuk kemi të bëjmë me epidemi jemi në intensistet mesatar. Mos neglizhojmë të shkojmë te mjeku i familjes, është i rrezikshëm.” /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono