Manastirliu në Mat: Ditët e fundit janë kryer 2900 misione shpëtimi

15:59 | 12/01/2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën shëndetësore në fshatin Komsi dhe spitalin e Burrelit. Ajo deklaroi se në këto ditë të ftohta dimri janë kryer shumë misione shpëtimi. Manastriliu garantoi qytetarët se nuk do mungojë ndihma e mjekëve kur ka emergjenca shëndetësore.

Në këto ditë të motit të keq janë kryer 2900 misione shpëtimi me ambulancë dhe 8 me helikopter në zona të ndryshme të vendit.

Nga Mati, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësoi punën e kryer nga mjekët dhe u kërkoi atyre që të vazhdojnë shërbimin ndaj banorëve për çdo rast që mund të paraqitet.

“Sistemi tashmë garanton që të gjitha atyre emergjencave t’u përgjigjemi në kohë. Janë 2900 misione me auto-ambulanca në të gjithë Shqipërinë në këto ditë moti të ftohtë dhe me reshje dëbore, të cilët kanë qenë misione shpëtimi duke shpëtuar jetë duke transportuar nga banesat në qendra shëndetësore ose duke transferuar nga qendrat shëndetësore në spitale”.

Ajo vizitoi qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Burrelit, dhe garantoi qytetarët se as furnizimi me medikamentet e nevojshme, as angazhimi i stafeve në qendra shëndetësore nuk do të mungojë.

“92 qendra shëndetësore janë furnizuar me të gjitha barnat dhe medikamente mjekësore”.

Manastirliu takoi edhe mjekët obstetër-gjinekolog që nëpërmjet sistemit të patronazhimit kanë ardhur nga materniteti “Koço Gliozheni” i Tiranës, në maternitetin e spitalit të Burrelit./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono