Maltë, kapet sasi e konsiderueshme kokaine me destinacion Durrësin

11:36 | 15/04/2019

Autoritetet në Maltë kanë sekuestruar në portin më të madh të ishullit një sasi prej 91 kilogramë kokainë, që sipas mediave lokale kishte si destinacion Shqipërinë. Droga po transportohej në tre kontejnerë të nisur nga Amerika e Jugut.

Agjentët e doganave në portin Friport të Maltës kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, një pjesë e të cilës kishte si destinacion Shqipërinë. Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për 76 pako drogë me peshë mbi 91 kilogramë dhe me vlerë 10 milionë euro, sasi kjo që u bllokua ditën e diel.

Departamenti i Doganave në Friport bëri me dije se droga ishte e fshehur në tre konteinerë të nisur nga Amerika e Jugut, dy prej të cilëve kishin si destinacion portin e Durrësit në Shqipëri dhe një tjetër atë të Selanikut në Greqi.

Policia vendase raportoi se në kontenierin e parë kishte 20 pako kokaine, me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, ndërsa në kontenierin e dytë ishin të paketuara 40 pako, me peshë 48 kg me vlerë 5.4 milion euro. Kontenieri i tretë përmbante 16 paketa, me peshë 19.25 kg, me një vlerë prej 2.2 milion euro. Ata bënë me dije se, kontenieri i parë dhe i  tretë ishin me destinacion portin e Durrësit, në Shqipëri.

Autoritetet malteze sqaruan se agjentët e doganave zgjodhën një seri konteinerësh për të skanuar dhe pas konstatimit të disa parregullësive në dokumentacion ushtruan një kontroll fizik, përmes të cilit zbuluan kokainën që ishte fshehur në një pjesë frigoriferike.

Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim, që i ka kaluar nën kontroll një prokurori lokal. Pak ditë para zbulimit të së dielës, autoritetet doganore në Friport kishin sekuestruar një sasi tjetër prej 24 kilogramë kokainë. Dy rastet e fundit e çojnë drogën e sekuestruar nga autoritetet malteze në Friport, një ndër portet më të ngarkuara të Europës, në 606 kilogramë, me vlerë tregu 68 milionë euro./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono