Makinën plot me pistoleta, fishekë dhe tritol, arrestohet kosovari në Elbasan

18:00 | 13/08/201918:000

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga Kosova, i cili  trafikonte armë luftarake dhe lëndëve eksplozive nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. Pas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcen e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, arrestuan në flagrancë në rrugën nacionale Elbasan–Peqin, Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë.

Policia bën të ditur se 51-vjeçari u kap duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, si dhe identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar. Nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono