Makina ra në greminë, dalin pamjet e aksidentit tragjik të biznesmenit të njohur grek

09:16 | 14/01/202009:160

Një biznesmen grek ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme në një aksident me makinë.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e aksidentit të tmerrshëm të Theodoros Nitsiakos.

Siç shihet në videon e publikuar nga mediet greke, makina e biznesmenit bie në një greminë mbi 15 metra të thellë në dëborë, duke i marrë tragjikisht jetën Nitsiakos.

Videoja e publikuar në mediat greke tregon se automjeti është varrosur në dëborë, në fshatin e tij të lindjes, Aetomilitsa, ku biznesmeni raportohet se shkoi për gjueti të premten e kaluar, ndërkohë që çatia e xhipit është dëmtuar nga përplasja e makinës në shkëmb.

Biznesmeni kishte qenë në kafenenë e fshatit me miqtë e tij disa orë para aksidentit. Të dielën në mesditë, të afërmit, miqtë, njerëzit e biznesmenit dhe persona të tjerë që e njihnin i dhanë lamtumirën e fundit Theodoros Nitsiakos.

Theodoros Nitsiakos është themeluesi i kompanisë “Chicken Nitsiakos”. Në fillimet e tij për të ngritur kompaninë, prindërit shitën bagëtinë, pasi banka nuk e mbështeste. Por, me kalimin e kohës, biznesi i tij mori një zgjerim të madh, duke u shndërruar në prodhuesin më të madh të mishit të pulës në Greqi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono