Makina përplaset me qenin dhe përfundon në kanal

15:01 | 18/06/2019

Dy djem të rinj nga Tirana u aksidentuan rëndë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, pranë zonës së Golemit. Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një  qen që ishte në mes të rrugës. Për pasoje drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal.

Të plagosurit Stiven Sokoli 26 vjeç dhe Donald Duka 23 vjeç ndodhen të shtruar në spitalin e Lushnjes, në gjendje të rëndë, por mjekët njoftuan se nuk janë në rrezik për jetën./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono