Makina përplas kalimtaren në Vlorë

15:49 | 14/07/2019

Një e moshuar u aksidentua nga një automjet mesditën e së dielës në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës. 75-vjeçarja ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur u përplas pranë trotuarit, ndërsa në duar kishte disa ushqime.

Mjekët e qytetit bregdetar pohojnë se, kalimtarja ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta në trup dhe kokë.  Makina që ka shkaktuar aksidentin është tip “Benz” me targa të Tiranës dhe drejtuesi i saj u ndalua nga Policia e Vlorës.  /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono