“Makina dhe veshje të shtrenjta”, si përfiton banda shqiptare nga rrjetet sociale

12:49 | 23/05/2019

“Makina sportive, veshje të shtrenjta dhe bizhuteri pa fund”. Kështu e nis shkrimin e media britanike “Essex Live”, sipas të cilës, në këtë mënyrë duket një nga bandat shqiptare, “Hellbanianz”, që merret me trafikun e drogës dhe që ka filluar të përfitojë nga avantazhet e rrjeteve sociale.

Ata shkruajnë se bandat në përgjithësi i përdorin rrjetet sociale si armë për të rekrutuar anëtarët e rinj, por edhe për t’u dërguar mesazhe rivalëve. Muzikë dhe video me mesazhe dhune. Tashmë, kjo pjesë e grupeve kriminale po bëhet e pamundur që të injorohet nga autoritetet.

Foto që anëtarët e “Hellbanianz” postojnë në Instagram

Sipas medias britanike, grupi “Hellbanianz” promovon armë dhe aktivitete të paligjshme në rrjetet sociale. Por jo vetëm kaq. Shumë nga këngët që qarkullojnë online mund të kenë mesazhe të fshehura. Ajo mund të përdoret për të lavdëruar kulturën e bandave, si dhe për të marrë anëtarë të rinj brenda saj.

Veprimtaria e grupeve kriminale është vënë në vëzhgim nga ana e policisë së Essex. Ashtu siç shkruajnë mediat britanike, shembulli i “Hellbanianz”, është vetëm një nga rastet e bandave shqiptare, të cilët mendohen se fshihen pas trafikut të kokainës në rrugët e Barking.

Për ta, përdorimi i rrjeteve sociale është një mënyrë e mirë për të promovuar pasuritë e tyre dhe për t’u shkelur syrin atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e grupeve kriminale famëkeqe./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono