“Makaronat e shejtanit” për herë të parë në skenën e Metropolit

13:59 | 06/10/2018

Komedia e panjohur e Lazer Lumezit  “Makaronat e shejtanit” vjen për herë të parë në skenën shqiptare nga regjisorja e re Rexhina Mollaymeri. Vepra është shkruar në vitet ‘30 , përcjell mesazhe mjaft aktuale si; etja për para që ka humbur ndjenjat njerëzore, apo mosmirënjohja.

Dramaturgjia shqipe gjithnjë është në minorancë me veprat e huaja që ngjiten në skenë.  Mirëpo metrofesti për vitin e dytë radhazi e vë theksin tek pjesët shqiptare të cilat flenë sirtarëve të arkivave.

E rëndësishme është që në këtë laborator krijues përfshihen edhe të rinjtë siç është Rexhina Mollaymeri e cila pranon se që në Universitet janë mëkuar me vepra të huaja.

Komedia “Makaronat e Shejtanit “e dramatuirgut kosovar Lazer Lumezi , shkruar në vitet ‘30 vjen në skenën e Metropolit, nga një kast aktoresh të rinj. Vepra është letrarizuar, sipas regjiosores, por është ruajtur koha me elementët e tjera të veprës.

Shfaqja  është ndërtuar në formë dinamike, ku personazhet  “bërtasin” secili për të drejtat që pretendon se i ka,dhe “nuk po i vlerësohen siç duhet”. Me gjuhën e Komedisë del në pah diferenca klasore, etja për para, që humb ndjenjat njerëzore apo mosmirënjohja dhe pabesia. Kjo është një ndër veprat më të njohura të autorit, Lazër Lumezi. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT