Majlinda Bregu nxit europianët: Përgatituni dhe ejani të shijoni Tiranën

21:00 | 20/01/2019

Nga Sarajeva, Majlinda Bregu ka zgjedhur të promovojë Tiranën. Ajo ndodhet atje pasi ka nisur zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Me anë të një videomesazhi në Instagram, Zonja Bregu tregon atmosferën e ngrohtë që ofron kryeqyteti, mikpritjen dhe mundësitë e shumta të argëtimit për vizitorët.

“Këshilli Rajonal i bashkëpunimit_rcc #Ballkani Perëndimor është in ON! # Ballkani Perëndimor është IN! Këtë të diel ju japim një shtysë, një paraqitje të shkurtër, një fraksion, nga ndjesia dhe shija që të jep Tirana e mrekullueshme, mikpritëse dhe plot ngjyra! Në këtë pjesë të botës, Tirana është qyteti që nuk fle kurrë, – A e ndjeni këtë? Përgatituni dhe ejani të shijoni Tiranën, më vonë do të përgëzoni vetën për vendimin e marrë. Kjo video u realizua nga Bashkia e Tiranës”, shkruan Majlinda Bregu.

Teksa i fton të huajt të vizitojnë kryeqytetin shqiptar, Bregu vazhdon: “50 hijet e Tiranës. Dhe s’keni pse prisni një jetë për ta vizituar”.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono