Majko për Fox News: Amerikanët më këshilluan të shtoj rojet

11:17 | 10/08/2018

Media amerikane Fox News ka bërë me dije se ministri i Diasporës Pandeli Majko është i kërcënuar dhe i është kërkuar që të shtojë sigurinë personale. Agjentë të shërbimit sekret iranian duket se kanë vënë nën shënjestër ministrin shqiptar të Diasporës, sipas intervistës që ministri Majko ka dhënë për median Fox News.

Ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko i është kërkuar nga zyrtarët amerikanë që të rrisë sigurinë personale. Kështu raporton Fox News, sipas të cilës deklaratën Pandeli Majko e ka dhënë për këtë media. Arsyeja e marrjes së këtyre masave, sipas ministrit Majko vjen pas informacioneve për një kërcënim kundër tij.

Në intervistën për Fox News Pandeli Majko ka thënë se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt dhe shtoi se nuk ka frikë.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes.

Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist të organizuar nga shërbimi sekret iranian. Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë dhe Holandë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Për regjimin e Iranit, muxhahedinët janë kërcënim i sigurisë së brendshme, pasi kërkojnë rrëzimin e sistemit dhe zëvendësimin e tij me një model demokratik.

Në Fox News përfaqësues të muxhahedinëve thonë se kanë informacione se në Ambasadën e Iranit në Tiranë janë vendosur agjentë dhe drejtues të shërbimeve sekrete iraniane. Qëllimi i tyre është sabotimi i aktivitetit të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono