Maji i takimeve të rëndësishme, nga BERZH tek samiti Brdo – Brijon

14:40 | 06/05/2019

Pas takimit në Berlin organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron,  liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë sërish për çështjet ekonomike dhe politike në rajon. Mes takimit organizuar nga Banka Europiane për Ridnërtim dhe Zhvillim dhe samitit të Bërdo – Brijonit që për herë të parë zhvillohet në Tiranë, pritet që liderët e rajonit të diskutojnë edhe për temat e nxehta të aktualitetit politik.

Politika shqiptare pritet të zhvillojë disa takime të rëndësishme këtë fillim maji. Takimet që varjojnë nga temat politike, tek ato ekonomike dhe gjeopolitike do të nisin me mbledhjen vjetore të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që zhvillohet në Sarajevë në datat 7 deri në 9 maj.

Me më shumë se 2000 përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të biznesit dhe investimeve, zyrtare të lartë administrativë, guvernatorë të BERZH e të tjerë, aktiviteti sjell mundësi të mëdha për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësimi në nivel krerësh shteti dhe qeverie, do të bëj bashkë kryeministrin Rama me presidentin Thaçi dhe atë Aleksandër Vuçiç, por edhe Zoran Zaev dhe Millo Xhukanoviç.

Programi ka temë: “Lidhjen e ekonomive për rritje të qëndrueshme” dhe do të mbulojë edhe një prezantim që lidhet me mundësitë e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Por vetë liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të mos e zgjasin qëndrimin në Sarajevë, pasi sipas axhendës së tyre, ata do të udhëtojnë drejt Tiranës për shkak të procesit të “Brdo – Brijuni”-t që mbahet në kryeqytetin shqiptar nga datat 8-9 maj. Bëhet fjalë për nismën rajonale të bashkëthemeluar nga presidentët e Sllovenisë dhe kroacisë në 2010-ën, e që këtë vit mbahet në kryeqytetin shqiptar në datat 8 dhe 9 maj nën kujdesin e kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; ai i Maqedonisë në ikje Gjorge Ivanov; presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanoviç, përpos prezencës së tre antarëve të presidencës së Bosnje-Hercegovinës, të ftuar nga krerët e shtetit kroat dhe atij Slloven, do të kenë të ftuar nderi edhe përfaqësuen e lartë të BE-së për punët e jashtme, Federica Mogherini.

Në mbyllje të këtij samiti, që përkon edhe me “Ditën e Europës” pritet që udhëheqësit e procesit të miratojnë një dokument me konkluzione.

Sipas zëdhënëses së BE-së Maja Koçijançiç, pas takimeve në Berlin, Mogherini do të përpiqet të ulë në një tryezë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin gjatë qëndrimit në Tiranë, por që të ndodhë kjo kosova duhet të pezullojë taksën mbi mallrat serbe, ka deklaruar Koçijançiç.

Ndërkohë sa i përket dinamikave të brendshme, një grup deputetësh holandezë pritet të zhvillojnë takime në Tiranë në datat 6 dhe 7 maj. Delegacioni, që ka në përbërje pjestarë të Partisë Liberale atje, kreun e komitetit për marrëdhëniet europiane dhe raportuesen për çështjet europiane në parlamentin Holandez, pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të gjithë spektrit politik në vend, në prag të dhënies së rekomandimit nga Komisioni Europian por edhe pas votimit për vendosjen e vizave me Shqipërinë. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono