Magjia e Zef Dedës në Festivalin e Kanës 1989

22:45 | 29/12/201922:450

Autori i “ABC Story” dhe gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në studio me Fabiola Hoxhën rrëfeu në ABC News, se përse vendosi të ketë në ciklin e dokumentarëve të ABC Story, humoristin e njohur Zef Deda. Në këtë rrëfim Dervishi dha disa detaje nga dokumentari që ka në qendër aktorin e humorit.

Pse menduam ta kemi Zef Dedën në ciklin e dokumentarëve në ABC Story?

“Megjithë këto ngjarje të dhimbshme që kemi patur kohët e fundit do të ishte mirë që viti i ri të kalojë si Vit i ri. Pra të mos harronim traditën, për këtë arsye menduam Zef Dedën. E menduam Zef Dedën si brezi i humoristëve të nivelit shumë të lartë që kemi patur në Shqipëri. Në kohën e komunizmit, populli ka patur 2 moment ku qetësonte shpirtin; kur vinte fundjava dhe në raste festash kur këngët dhe humori bëheshin bashkë në televizionin shtetëror. Për shqiptarët ka qenë i vetmi ushqim shpirtëror i asaj kohe. Për këtë arsye këngëtarët dhe humoristët e asaj kohe i kujtojmë me shumë nostalgji dhe i vlerësojmë shumë. Një ndër njerëzit që ka qenë në majat e humorit shqiptar ka qenë Zef Deda, ai është nga Shkodra, nga qyteti i humorit. Është prej 60 vjetësh në skenë. Kështu është arti, një jetë e tërë që lind në individin e duhur. Zef Deda nuk e dinte në komunizëm se një pjesë e tij kishte kapërcyer kufijtë e izoluar të Shqipërisë, pra kishte një famë ndërkombëtare. Në ato kohëra, dikur nga vitet 70-80 ka patur një marrëdhënie të ngushtë mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë për shkëmbime kulturore. Në këtë kuadër vjen një ekip i Televizionit të Prishtinës por që fshehurazi ishte futur dhe një ekip i televizionit të Beogradit të cilët kërkojnë dhe marrin lejet e duhura. Në dy pjesë ku Zef Deda imiton Çarli Çaplinin jepen në Tv e Prishtinës dhe në TV e Beogradit. Pak vite me pas, me 1989, TV Beogradi i dergon 2 etydet ne Festivalin e Kanes”, tha Dervishi.

Nga festivali i Kanës më prestigjiozi në botë për filmin…. çudia ndodhi, Zef Deda në rolin e Çarli Çaplin fiton vendin e parë, porse merita i shkoi TV-së  së Beogradit. Çmimit të parë të rolit të Zef Dedës iu akordua 50 mijë dollarë në atë kohë. Këtë lajm Zef Deda e merr gojë pas goje.

Roli i Çarli Çaplin nga Zef Deda bëri jehonë në mediat botërore saqë disa prej tyre kërkuan të kontaktonin me të por që Ministria jonë e jashtme në atë kohë i kishte mbajtur larg duke u thënë se aktori ishte i sëmurë rëndë.

Për më shumë detaje për historinë e jashtëzakonshme të Zef Dedës mund të ndiqni dokumentarin e plotë në ABC Story:

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono