Magani: Qeveria të bëjë Ligjin e Sportit, klubet janë në skamje!

23:37 | 13/01/202023:370

Trajneri i Besës, Gugash Magani, është i ftuar në emisionin “Pressing”, në ABC News. Trajneri i mirënjohur foli për ndeshjen e solidaritetit fillimisht, për t’u ndaluar më pas edhe në disa tema tjera.

“Dy skuadra në fund fare (Flamurtari – Luftëtari). Para disa vitesh, unë kam marrë Tiranën në këtë situatë. Kastrioti kishte 17 pikë, ne kishim 10 pikë. Duhet që gjatë dy fazave të tjera, të rikuperonim pikë. Matematika e mban ende në lojë Flamurtarin, por besoj se është jashtëzakonisht e vështirë. Idrizi nuk dua ta gjykoj, kam respekt për të. Por unë mendoj se është diçka shumë e rëndësishme që futbolli në Shqipëri, përveç tre katër ekipeve, pjesa tjetër janë në skamje.

Asnjë nuk merr përsipër të flasë, sepse do prishin gojën. Përveç katër-pesë ekipeve në krye, kanë probleme të gjitha. Ne kemi problem pjesën e financimit, nuk e bën Federata atë punë. E bën Bashkia, shoqëritë aksionere. Qeveria shqiptare duhet të bëjë ligjin e sportit.Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr i pafund. Si mund të dalim nga kjo situatë? Ma thoni pak! Ligji për Sportin, kjo është. Nëse Ligji i Sportit nuk bëhet, ta harroni se do të bëhet futboll ndonjëherë këtu. 70% e ekipeve shqiptare, s’të japin rrogat, bëjmë muhabet kot. Kategoria e Parë dhe Kategoria Superiore nuk japin lekë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono