Mafiozë me xhaketë dhe kravatë qeverisin në Shqipëri: Prokurori i antimafias bën deklaratën e fortë

11:17 | 15/11/201911:170

Numri një i antimafias italiane, Federiko de Raho, lëshoi akuza të forta për bashkëpunim mes njerëzve të krimit dhe pushtetarëve shqiptarë. Nga Tirana, De Raho foli edhe për lidhje të ngushta mes kriminelëve në Shqipëri dhe Ndraghetas italiane, e cila e ka shtrirë aktivitetin kriminal përtej kontinentit.

Prokurori italian i Antimafies, De Raho deklaroi në Tiranë se krimi në Shqipëri është i lidhur me shtetin.

“Janë mafioze me xhaketë dhe kravatë janë të zotët në punën e tyre dhe janë të lidhur me shtetin. Krimi i organizuar në Shqipëri kishte shumë planatacione drogë nga të cilat kanë dalë shumë ta mëdha parashë të cilat me pas janë përdorur në ekonomi duke u pastruar”.

Gjatë  një konference që kishte në qendër administrimin e pasurive që te sekuestruara dhe konfiskuara, që vijnë nga aktiviteti kriminal, prokurori Italian De Raho theksoi se mafia shqiptare ka lidhje të ngushta me organizatën kriminale italiane “Ndrangheta”, që e ka  shtrirë aktivitetin e saj të trafikimit të kokainës në Europë, Kanada, Amerikë.

Ndërsa Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj u shpreh se duke nisur nga 2011 janë konfiskuar 326 pasuri nga krimi i organizuar.

“Lufta kundër krimit te organizuar është një mision i të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Deri në këto momente në Agjenci janë regjistruar 227 pasuri të konfiskuara. Jane financiar 12 projekte që kanë për synim rritjen e kapaciteteve dhe rritjen e hetimit për viktimat e trafikimit një sërë pronash i janë kthyer shtetit. Kthimi i pasurive të krimit të organizuar në shërbim të qytetarëve aktualisht vetëm 40 % e pronave sekuestrohen. Që nga 2011 janë konfiskuar rreth 527 pasuri të krimit të organizuar”.

Ambasadori  i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca u shpreh se pasuritë e konfiskuara duhet të përshtaten dhe të përdoren për aktivitete kulturore.

Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj theksoi rëndësinë e zbatimit të “regjimit 41 bis”, pasi siç tha,  krerët e grupeve kriminale e drejtojne aktivitetin nga brenda burgjeve ku vuajnë dënimet. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono