Maduro sulmon SHBA-në

18:49 | 12/10/2018

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kërkojnë ta vrasin. Sipas tij, për këtë Uashingtoni ka angazhuar Kolumbinë.

“Shtëpia e Bardhë ka angazhuar Bogotën për të vrarë Maduron”.

Denoncimi vjen nga vetë presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro. Trashëgimtari i komandantit Hugo Chavez, i rizgjedhur president i Venezuelës me 68% të votave në një votim farsë, gjatë një fjalimi të transmetuar përmes radiove dhe televizioneve ka mbështetur se është në qendër të nj komploti amerikan për ta vrarë.

“Për këtë më quajnë diktator, sepse kundër një diktature vlen gjithçka”, tha ai.

Më herët, Maduro ka akuzuar SHBA-të se ka mbështetur përgjegjësit e atentatit me dron me 4 Gusht në Karakas dhe se ka nxitur një luftë ekonomike kundër Venezuelës.

Maduro akuzon qeverinë e Uashingtonit se zhvillon një fushatë të vazhdueshme kundër tij për “të justifikuar urdhërin e dhënë nga Shtëpia e Bardhë”.

“Nuk do të na ndalojnë me kërcënime, me plane grusht shteti”, konfirmon presidenti i Venezules, sipas të cilit nëse i ndodh diçka, punëtorët duhet të zhvillojnë një grevë të përgjithshme dhe kryengritje. Ai nuk bëri asnjë koment për rastin e Fernando Alban, këshilltarit kryesor të opozitës i cili humbi jetën pas rënies nga kati i 10 në selinë e inteligjencës në Karakas të hënën. Versioni zyrtar flet për vetëvrasje, por që opozita e kundërshton këtë. Alban ishte arrestuar në sajë të një përfshirje të dyshuar në ngjarjen e 4 Gushtit.

Në të gjithë botën, ndërkohë, vijojnë kontestime ndaj Maduros. Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për aksionin e mbështetur nga 5 vende amerikanolatine dhe nga Kanadaja që Gjykata Ndërkombëtare Penale të hetojë për krime kundër njerzimit të kryera nga Venezuela.

“Në Venezuelë nuk ka demokraci, ka diktaturë”, tha Pinera. Presidenti kilen shpjegon se i ka prezantuar nismën kancelares gjermane Angela Merkel dhe ka kërkuar mbështetje./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono