Macron: G7-a, 22 milionë dollarë për zjarret në Amazonë, refuzon Bolsonaro

18:30 | 26/08/201918:300

Presidenti i Brazilit ka refuzuar një ndihmë financiare prej 22 milionë dollarësh, e promovuar nga presidenti Makron për të ndihmuar për normalizimin e situatës në Amazonë. Bolsonaro ka deklaruar se ndihma e ofruar e bën Brazilin të duket sikur është një koloni, ose tokë e askujt.

Liderët ndërkombëtarë të mbledhur në samitin e G7-s ranë dakord t’i ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare Brazilit për të luftuar zjarret që kanë përfshirë Amazonën. Ishte vetë presidenti francez Emanuel Makron që deklaroi se vendet e grupimit do të lëvronin 22 milionë dollarë për t’i ardhur në ndihmë vendit latin. Por megjithatë, presidenti brazilian Bolsonaro e refuzoi ndihmën duke thënë se plani i Makron për krijimin e një aleance për të shpëtuar Amazonën e bënte Brazilin të dukej si “koloni e dikujt ose si tokë të askujt”. Një numër rekord zjarresh kanë përfshirë masivin pyjor në Brazil, shumica e të cilëve në rajonin e Amazonës. Makron tha se fondi do të bëhej menjëherë i gatshëm dhe një pjesë e tij do të shkonte për të financuar më shumë avionë me qëllim shuarjen e flakëve. Ai gjithashtu premtoi se Franca do të ofronte ndihmë konkrete ushtarake në rajon në orët e ardhshme. Por Bolsonaro, që është përfshirë në një përplasje publike me Makron në javët e fundit, e akuzoi liderin francez se kishte bërë një sërë sulmesh të paarsyeshme ndaj tij lidhur me situatën në Amazonë dhe se kishte fshehur synimet e vërteta të tij prapa idesë për krijimin e një aleance që do të ofronte ndihmë. Bolsonaro shkroi në profilin e tij në Tëitter se sovraniteti i Brazilit duhet respektuar nga të gjithë dhe tha se kishte diskutuar me presidentin e Kolumbisë për një plan të përbashkët për të luftuar zjarret, si vendeve që janë pjesë e rajonit të Amazonës. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono