Lundrimi me kanoe në Bunë, “Miqtë e Taraboshit” afrojnë të rinjtë me natyrën

17:00 | 21/07/201917:000

Në këto ditë vere një mënyre e mirë për të eksploruar bukuritë që ofron Shkodra është lundrimi me kanoe. Klubi “Miqtë e Taraboshit” ka ndërmarrë një iniciativë për të orientuar të rinjtë drejt natyrëes dhe sporteve ujore. Reportazhi është përgatitur nga gazetari ynë në Shkodër Simon Shkreli dhe operatori Elton Shllaku.

Shkodra të ofron shumë mundësi, ku mund të eksplorosh pa fund. Të shijosh ujin, ajrin e pastër dhe natyrën mahnitëse. Një zgjedhje e veçantë është lundrimi me kanoe.

Klubi “Miqtë e Taraboshit” ka nisur një projekt për të orientuar te fëmijët dhe të rinjteë drejt natyrës.

Alket Camaj instruktori i kanotazhit merret me pjesën e trajnimit për fëmijët se si duhet të vozisin një kanoe në lumin Buna.

Të vegjëlve u duket një eksperiencë e bukur, por e vështirë.

Camaj u mëson të rinjve edhe si realizohet ngritja e një çadre ku mund të shijojnë natyrën.

Por instruktori i kanotazhit ka një merak.

Për të dëeshmuar eksperiencën e tyre klubi i fëmijëve shënon edhe shtigjet e ecjes në Malin e Taraboshit  duke filluar nga rruga Shkodër-Shirokë e deri në fshatin Zues që është e gjatë për rreth 5 km

Për drejtuesin e këtij projekti Kastriot Faci, e gjitha kjo shërben për socializimin e të rinjve dhe shëndetin e tyre.

Pjesë e rendesishme e rajonit të Shkodrës është edhe jeta e egër, të cilën kanë menduar ta sjellin përmes një foto ekspozite.

Kjo iniciativë vjen si mbështetje nga Programi Rajonal mbi Demokracinë vendore, Reload, i financuar nga Bashkimi Europian. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono