Lumturia e Klopp: Qëndrimi i ekipit super, s’i kuptoj rastet e humbura të Salah

22:15 | 10/12/201922:150

Liverpool dhe Salzburg dhuruan një ndeshje emocionuese, por në fund vendosi kualiteti i kampionëve në fuqi të Champions League. Keita dhe Salah shënuan dy gola të shpejtë dhe i dhuruar vendin e parë në grupin E e kualifikimin ekipit anglez. Jurgen Klopp ka analizuar ndeshjen në një deklaratë për BT Sport, teksa nuk i kursen elozhet për lojtarët e tij.

Ishte një ndeshje e vështirë, ata e nisën në sulm dhe luajtën me zgjuarsi. Ishim të gatshëm për mbrojtur, ishte një ndeshje intensive. Në pjesën e dytë, Salzburg nuk e përballoi më ritmin e ndeshjes dhe ne shënuam dy gola të mrekullueshëm. Çfarë ekipi, çfarë ndeshje! E mbyllëm të parët në grup, fituam dhe gjithçka shkoi për mrekulli.

Rastet e humbura nga Salah? Nuk e kuptoj pse ndodh. Me kualitetin që zotëron, mund të kishte shënuar edhe dy gola të tjerë, por ia doli të realizojë në situatën më të vështirë. Ishte një performancë emocionuese, ky qëndrim i ekipit është madhështor. Ishte një përballje e komplikuar, por ia dolëm“, përfundon Jurgen Klopp. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono