Lukaku kapet me të gjithë, tani është kundër… medieve!
Lukaku dhe Martinez

09:04 | 06/12/201909:040

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, po bën shumë mirë brenda fushave të lojës për zikaltërit, por jashtë saj, krijon shumë polemika. Pasi iu doli kundër tifozëve dhe UEFA-s për racizmin në Itali, sulmuesi ka dalë dhe kundër medieve italiane, konkretisht Corriere Dello Sport, duke i quajtur idiotë. Në Instagramin e tij, bomberi belg shkroi:

“Në vend që të përqendrohet te sfida mes dy skuadrave, “Corriere dello Sport” ka përdorur titullin më idiot që kam parë në karrierën time. Në këtë mënyrë nxitet racizmi.

Në vend që të flitet për një ndeshje të bukur që do të luhet në San Siro mes dy skuadrave të mëdha… Edukimi është çelësi. Ju të “Corriere dello Sport” duhet ta bëni më mirë punën tuaj. Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gazetarëve të tjerë për mbështetjen dhe të shikojmë të gjithë përpara drejt ndeshjes së ardhshme.

Forca Inter!”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono