Luftëtari-Tirana do të vendosë jo pak për objektivin e mbijetesës

21:51 | 27/04/201921:510

Pas takimit në Kupë, Luftëtari dhe Tirana do të luajnë në kampionat të dielën takimin që vlen jo pak për mbijetesën. Presioni bie mbi Tiranën, e cila ka një kalendar jo shumë të favorshëm.

Një tjetër Luftëtari-Tirana ofron edhe kjo javë e kampionatit kombëtar të futbollit.

Tjetër sfidë, pas asaj të 90 minutave të para të kupës me barazimin, që ndoshta do të kishte bërë më shumë në kampionat ajo pikë se sa aty. Luftëtari disi më komod në calendar në një kohë që Tirana pas kësaj e presin Skënderbeu dhe Partizani. Megjithatë, sfida e superiores pritet të jetë shumë e luftuar dhe ndoshta me një presion më shumë te këmbët. Fakti që Kastrioti merr 3 pikët e kamzës dhe pushon presioni rritet më shumë te këmbët e skuadrës bardheblu. Natyrisht qetësinë e duan të dyja. Ndeshja e kupës tregoi që ka një ekuilibër në lojë. Halili ka ngritur tonet duke kërkuar më shumë reflektim në skuadër. Janë 6 javë që nisin nesër për të dyja skuadrat, por edhe për të tjerat.  Formacioni I sfidës së kampionatit është problemi më i madh i Ardian Memës. Daja, Turtulli, Greca apo edhe Sentamunë, pritet të rikthehen si titullarë nesër, duke parë që Mema nuk ka tre futbollistë të tjerë, Kërçikun, Karabecin dhe Majkëll Ngonë. Stërvitja e fundit do të tregojë se cili nga lojtarët do ta nisë sfidën e nesërme si titullar. Bardhebluve u duhen 46 pikë për të qëndruar mes më të mirëve ose të mundin Kastriotin dhe të marrin edhe shtatë pikë të tjera. Për momentin ndeshja e nesërme ka një peshë specifike shumë të rëndësishme.  /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono