Lufta tregtare Kinë-SHBA, nisin bisedimet për heqjen e tarifave doganore

06:59 | 15/11/201906:590

Lufta tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit është kthyer tashmë në tarifa doganore të ndërsjella. Kina bëri të ditur se heqja e tarifave doganore ishte një kusht paraprak për çdo marrëveshje të pjesshme me SHBA-në përsa i përket luftës së tyre tregtare. Ministria kineze e Tregtisë njoftoi javën e kaluar se Pekini kishte rënë dakord me Uashingtonin për një heqje hap pas hapi të tarifave doganore të ndërsjella. Por, presidenti amerikan, Donald Trump i ka përgënjeshtruar këto informacione. “Nëse dy palët arrijnë në një marrëveshje paraprake, heqja e tarifave doganore duhet të reflektojë plotësisht rëndësinë e kësaj marrëveshjeje”, theksoi sot për shtypin zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono