“Lufta për koronavirusin”, Arjan Harxhi: Rrisku në Shqipëri i vogël, vëmendja duhet të jetë e madhe

18:14 | 05/02/202018:140

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi këtë të mërkurë ka qenë në studion e ABC News ku ka folur në lidhje me luftën globale për të mbposhtur koronavirusin. Mjeku në fjalën e tij është shprehur se situata në të cilën ndodhemi vkohët e fundit është një situatë emergjente që ka tërhequr vëmendje globale.  Në lidhje me medikamentet e zbuluara në Itali, mjeku ka theksuar se, nuk bëhet fjalë për vaksinë, por për një mjekim.

Ai është shprehur se preparati nuk është zbuluar tani, por ka qenë i disponueshëm nga mjeksia prej 10 vitesh që është përdorur për rastin e koronavirusit mers dhe tashmë për të parë se në laborator ky preparat kishte efekt mbi koronavirusin.

“Është një situatë e rëndësishme e karakterit global që kanë tërhequr vemendje, nuk bëhet fjalë për valksinë por për një mjekim, për një preparat që nuk ëhstë zbuluar tani por ka qenë i disponueshëm nga mjeksia prej 10 vitesh që është përdorur për rastin e koronavirusit mers, dhe tashmë për të parë se në laborator ky preparat kishte efekt mbi virusin dhe është aplikuar. Në mjeksi behari nuk vjen me një lule,. por duhet të kemi fakte klinike dhe këto vijnë me evidenca dhe kjo bën që përgjigjet të vijnë në mars ose prill”, tha doktori.

Ndërsa pyetjes së gazetarit Endri Xhafo se në Tajlandë thuhet se me ilaçet ndaj HIV janë shëruar dy pacientë, mjeku i është përgjigjur se janë zbuluar ilaçe të së njëjtës linjë, pasi edhe shkencëatër kanë vënë re se gjatë aplikimit kanë parë përparime të ndjeshme. Ndërkohë sipas tij izolimii virusit që u njoftua në Itali, është tregues i kapaciteteve që ka Italia, që institucioni atje ka shkencëtarë të jashtëzakonshme.

Ndër të tjera në fjalën e tij në studio me gazetarin Endri Xhafo, mjeku ka theksuar se dotë ruhet ADN-ja e virusit e cila më pasdo të shërbejë studime klinike.

“Unë mendoj se ekzistojnë të gjithë të dhënat që tregojnë se është një produkt i natyrës dhe çfarëdo të bëjë njeriu asnjëherë nuk e zëvendëson dot atë që bën natyra. Duhet të kuptojmë se edhe kjo që ka ndodhur është e paprecedentë që të futen në karantinë persona të shumtë në shumë zona. Nuk ka pas transparencë dhe masa të marra ndaj dhe nodhi dhe përhapja. Edhe nga OBSH vete nuk u këshilluar distancimi.Do të thoja se globi sot është në një vetëm në Evropë mund të vijnë 300 mijë kinezë, edhe pse disa nga qytetet kryesore vendosen ndalimin e fluturimeve direkte duke pas parasysh që persona të infektuar mund të udhëtojnë në Evropë që konsiderohet një vend me rrezikshmëri të ulët duke marrë dhe masat e nevojshme në lidhje me këtë,” është shprehur doktori.

Sipas mjekut karantina është një term i lashtë që në konceptim modern është një distancim social dhe mund të quhet dhe mbyllja në shtëpi.

“OBSH ka rekomandimet specifike dhe bazuar në këto rekomandime bëhet edhe vlerësimi i rriskut pasi jo çdo person që vjen nga kina mund të izolohet. pAtjetër që personat që vijnë nga epiqendra masa e të qenit të kujdesshëm duhet të jetë më e madh. Ka një protokoll të caktuar që përdoret për persona të caktuar. Rrisku është i vogël, por vëmendja duhet të jetë e madhe”, ka thënë doktori infektiv./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono