Lufta II, misionet amerikane e britanike dhe fati i agjentëve shqiptarë

20:59 | 19/06/2018

Në mesin e vitit 1943 në disa shpella të Karaburunit u instaluan misionet e para amerikane e britanike që kishin për qëllim të ngrinin rrjeta spiunazhi pas linjave të pushtimit gjerman dhe të ndihmonin lëvizjen antifashiste.

Pikërisht instalimi i këtyre celulave amerikane e britanike në këto zona të Vlorës bën që informacioni të kishte rëndësi të dorës së parë dhe rrjetet e spiunazhit lulëzuan.

Palët në lojë ishin të shumta. Gjermanët ishin të interesuar që të kishin informacion për qëllimin e misioneve anglo-amerikane, por në lojën e madhe të spiunazhit ishte edhe xhandarmëria e qeverisë kuislinge të Tiranës, komunistët si dhe ballistët, të cilët në zonën e Vlorës dëshmohet të kenë qenë dominantë.

Pikërisht këtë situatë e tendosur, veprimtarinë e celulave të Aleatëve, ndihmën dhe sakrificën e agjentëve shqiptarë që ata rekrutuan dhe fatet e gjithsecilit sjell ky dokumentar. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono