Luan Rama për ngjarjen në Bularat: Ka mungesë transparence

21:34 | 02/11/2018

Biseda për ngjarjen në Bularat vijoi në studion e Provokacijas edhe me nënkryetarin e LSI-së dhe ish ministrin e Rendit Luan Rama. Në këndvështrimin e tij Rama e konsideron të ligjshëm veprimin e policisë, por qorton qëndrimin e kryeministrit dhe politizimin e kësaj ngjarjeje.

“Ngjarja në Bularat. Ndjesia më e hidhur lidhet me pasngjarjen, me mënyrën sesi u politizua dhe si po trajtohet kjo çështje që në vlerësimin tim nuk përbën çudi. Qortoj qëndrimin e kryeministrit, sepse nuk ndodh në asnjë vend të botës që për një vrasje ordinere të ketë reagim të kryeministrit.

Kjo është një sjellje tradicionale e kryeministrave shqiptarë që kur Berisha i parë ishte President, që para se të flisnin organet  prokurorisë, apo gjykata prononcohej Kryeministri”– shprehet Rama.

Ai vlerëson qëndrimin e ish-ministrit të jashtëm grek Theodoris Pangallos si më realistin dhe më korrektin, ndërsa thekson se në asnjë rast nuk mund të bëjë fajtor policinë, pais ligji është në anën e tij.

“Më korrektin dhe realistin qëndrimin që ju cituat të Pangallos. Kjo ngjarje ka dy anë konflikti apo shfaqja e një njeriu të armatosur përballë forvcave të ligjit. Unë në asnjë rast nuk jam i prirur të shoh fajtor policinë. Ligji është në anën e policit në rastin konkret. Polici është fytyra e shtetit”.

Rama vëren se në këtë ngjarje ka mungesë transparence që nga momneit kur u shfaq dhe deri te ekzekutimi, pasi ligji parashikon një mori hapash dhe këtu ai përmend edhe deklarata të ish kolegëve të tij si Mitat Havari.

“Ka mungesë transaprenc esi ka nodhur ngjarja. Nga momenti kur u shfaq dhe deri te ekzekutimi. Ligji parashikon një mori hapash. Të merrej nëna të negociohej. Jam dakord me zotin Havari mund të negociohej përmes konsullatësa dhe elementë të tjerë neutralizues, lëndë paralizuese”.

Ai thekson se politizimi i çështjes nuk i shërben fqinjësisë së mirë, por  ka një pikëpyetje kur verdiktin e jep kryeministri është vështirë që të besosh institucionet.

“Politizimi i çështjes, marrja e flamujve me patriotizmin fals nuk i shërbejnë asaj që është zbatimi i ligjit dhe fqinjësisë së mirë. Veprimi i policisë edhe në ekstremin e vet është konform ligjit dhe në çdo rast kur një individ me armë i kundërvihet policit, ky është fundi. Ka një pikëpyetje që pasi ka dhënë një verdikt Kryeministri është e vështirë të kuptosh që qëndrimi është institucional apo është vazhdim i atij verdikti”.

Gjatë bisedës në Provokacija Rama foli edhe për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt dhe emërimine  Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme. /abcnews.al

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono