LSD kërkon të shkurtohet koha për rikthim në detyrë të zyrtarëve të pezulluar për shkelje, opozita kundër

22:29 | 10/01/202022:290

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE insiston që personat e amnistuar në vend të mos mund të merren me politikë. Zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski akuzoi deputetin e LSDM-së Aleksandar Kiracovski, se kërkon që përmes një propozim ligji për mos vjetërsimin e veprave penale, përpiqet të shpëtoj vetveten.

Arsoski theksoi se opozita kërkon që çdokush që do të merret me politikë dhe që ka për qëllim të merret me politikë, ti shqyrtohet prejardhja e pronës dhe personat e falur  dhe amnistuar të mos mund të merren më me politikë dhe normalisht të mos vjetërsohen të gjithë veprat penale të korrupsionit të niveleve të larta.

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, theksoi se për LSDM-në është i pranueshëm edhe propozimi i opozitës që të hetohet prona e gjykatësve dhe prokurorëve.

Ndërsa që tu ndalohet personave të amnistuar të mos mund të merren me politikë, kjo duhet të diskutohet në Kuvend.

Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski, dorëzoi në Kuvend një propozim ligj me të cilin, kërkon që të shtohet me tre herë më shumë afati i vjetërsimit të veprave të rënda penale të politikanëve dhe personave të zgjedhur dhe emëruar.

Ai nënvizoi se nëse ka vullnet nga deputetët, ky propozim ligj mund të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono