Londra zbulon operacionin “Çekiçi i verdhë”

14:54 | 12/09/201914:540

Muaj kaotikë e presin Britaninë e Madhe nëse kjo e fundit del nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Sipas një dokumenti të qeverisë britanike do të ketë një rritje të menjëhershme të çmimeve të ushqimeve dhe ilaçeve.

Sipërmarrjet dhe qytetarët britanikë nuk janë gati për një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Europian. Një Brexit pa marrëveshje mund të përgjysmojë brenda ditës numrin e kamionëve që drejtohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi konfirmohet nga një dokument i qeverisë britanike i datës 2 Gusht, por që është publikuar vetëm tani. Sipas tij përgatitja e njerëzve dhe të sipërmarrjeve do të qëndrojë në një nivel  të ulët në 31 Tetor, datë në të cilën Londra duhet të dalë nga Bashkimi Europian.

Në fund qeveria britanike u detyrua të publikojë operacionin “Çekici i verdhë”, planin e emergjencës për një  divorc pa marrëveshje nga Bashkimi Europian. Dokumenti u bë publik vetëm pas kërkesës së deputetëve britanikë.

Ndërsa e përditshmja “The Guardian” shpjegon se si ekzekutivi i Londrës parashikon një rritje të menjëhershme të çmimeve për ushqimet dhe karburantin. Por do të ketë problem dhe në furnizimin me ilaçe dhe trazira të mundshme publike si dhe tensione mes qytetarëve.

Dokumenti tregon atë që për qeverinë konsiderohet në mënyrë të arsyeshme si skenari më i keq, pas një dalje pa marrëveshje. Për shkak se kontrollet do të bëheshin të detyrueshme, do të kishte një rënie prej 60 për qind të numrit të kamionëve që kalojnë më Calai, dhe kjo vetëm brenda një dite. Kjo situatë mund të zgjasë për tre muaj.

Për furnizimet ushqimore, qeveria britanike konsideron të parashikueshme një reduktim për disa ushqime si dhe problem në paketimin e tyre. Qeveria e Londrës gjithashtu paralajmëron se duke humbur nënshtetësinë europiane, qytetarët britanikë ndoshta gradualisht do të humbasin të drejtat që lidhen me të dhe mundësitë e përdorimit të shërbimeve publike në Europë. Ose atyre do u kërkohet të ndryshojnë mënyrat e udhëtimit./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono