Lleshaj nga Korça: Zgjedhjet me 30 Qershor, kush cenon votën do ndëshkohet 

12:10 | 17/05/201912:100

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Korça foli për procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Lleshaj tha se qeveria është angazhuar për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët dhe ata qe do të përpiqen ta cenojnë atë do të japin llogari para ligjit.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor.. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi Lleshaj.

Pyetje: Zoti ministër, në datën 25, opozita ka lajmëruar sërish për një protestë të opozitës së bashkuar. Gazi lotues do të përdoret po aq fuqishëm sa në protestat e tjera?

Ministri Lleshaj: Pyetja nuk shtrohet kështu, megjithëse nuk ju themi se si të bëni pyetje, por në qoftë se flasim për protesta dhe për masa të tjera të karakterit demokratik janë të mirëpritura nga të gjithë ne, pra Policia e Shtetit i mirëpret.

Pyetje: A do të jeni pak më të kursyer, këtu e kisha pyetjen. A do të jetë proporcional reagimi i Policisë së Shtetit ndaj reagimit të protestuesve?

Ministri Lleshaj: Çështjet e reagimit të policisë ndaj protestuesve i ka në dorë Policia, ministri nuk merret me çështje të karakterit operacional. Po ju them që policia ka këtë qasje dhe detyra e dhënë nga ministri, që është shndërruar në strategji është “1 1 0”: një moment më mbrapa në kohë, pra Policia do të reagojë gjithmonë një hap më mbrapa; një shkallë më poshtë në nivelin e dhunës dhe 0 viktima, kjo është qasja e Policisë; pra gjithmonë më pak sesa ajo që është përballë, nëse dikush ngre dorën kundër Policisë sigurisht Policia do të përgjigjet, sepse duhet të përgjigjet, por gjithmonë reagimi i Policisë do të jetë proporcional dhe gjithmonë më poshtë sesa reagimi i atyre që ngrenë dorën ose tentojnë të ballafaqohen me Policinë e Shtetit.

Gazetari: Kush tejkalon reagimin, do të mbajë përgjegjësi dhe nga ana e Policisë?

Ministri Lleshaj: Kush tejkalon reagimin patjetër.

Gazetari: Ka mbajtur deri tani, ka pasur të proceduar nga radhët e Policisë?

Ministri Lleshaj: Nuk ka pasur, sepse nuk ka pasur asnjë tejklalim nga radhët e Policisë në të gjitha protestat.

Gazetari: Keni hetuar për këtë Policinë?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që po. Policia ka një strukturë të tërë, e cila merret vetëm me verifikimin e standardeve të sjelljes së saj.

Gazetari: Ky vit zgjedhor a mund të shfrytëzohet për bimët narkotike? Po e bëj të thjesht pyetjen, cilat do të jenë masat që do të merren?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që elementët kriminal, rrjetet kriminale, trafikantët kërkojnë mjegull për të ushtruar ose për të zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal. Mund të ekzistojë iluzioni që duke qenë se është një vit zgjedhor, vigjilenca e institucioneve mund të jetë e reduktuar, unë sapo e kam diskutuar këtë çështje edhe me drejtuesit e degëve territoriale dhe drejtuesit e tjerë të pushtetit vendor këtu në Korçë që, jo vetëm që vigjilenca nuk do të ulet, por ajo do të shtohet pikërisht për arsye se është një vit zgjedhor dhe ashpërsia e reagimit të institucioneve ligjzbatuese do të shtohet pikërisht për arsye se kemi të bëjmë me një vit zgjedhor dhe pikërisht sepse kemi të bëjmë me një prioritet të madh kombëtar, i cili synon ta zhdukë përfundimisht kultivimin e narkotikëve nga sipërfaqja e Shqipërisë.

Gazetari:Do ta realizoni një gjë të tillë?

Ministri Lleshaj: Patjetër që po, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Dështimi nuk është opsion./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono