Lleshaj nga Durrësi: Porti vështirë për t’u menaxhuar

10:25 | 19/03/201910:250

Për Ministrin e Brendshëm, Porti i Durrësit duhet të funksionojë si një strukturë e vetme. Sandër Lleshaj e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me autoritetet që operojnë në këtë port, ku mblidhen gati 40% e të ardhurave doganore.

“Problemi kryesor këtu në Portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete. Siç e shihni vetëm në këtë panel, janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish të lartë, drejtorësh të përgjithshëm dhe paneli nuk i ka zënë të gjithë, sepse janë edhe disa drejtues të tjerë që nuk janë ulur në radhën e parë.

Do të thotë që kemi një numër shumë të madh autoritetesh…. duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij porti si një entitet të tërë”. 

Kohën kur Lleshaj po drejtohet për në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në një takim tjetër pas atij në Port, disa të rinj i dolën para. Një prej tyre i tha se e ka helmuar me gaz lotsjellës. Ai tha se quhej Ndrec Pjetri që la të kuptohej se ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës. Ministri i Brendshëm vazhdoi takimin me prefektin, kryetarin e bashkisë, pedagogë dhe studentë. Aty u fol  për studentët e ekselencës dhe punësimin e tyre.

Gazetare: Enkeleda Arapi

Operator: Adi Domi

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono