Llallës i mbaron mandati me 7 dhjetor, pasuesi zgjidhet me 3/5


16:21 | 06/12/2017

Me kërkesë të kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend, ka hartuar një memo ku pohon se kryeprokurorit Adriatik Llalla i përfundon mandate më 7 dhejtor. Nga ana tjetër, memo në fjalë sqaron se Kryeprokurori i ri duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, sipas Kushtetutës.

Prej disa ditësh, në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit ka mbërritur një memo e Drejtorisë për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, ku pranohet se Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla i përfundon mandati më datë 7 dhjetor 2017.
Burime nga Kuvendi shpjegojnë se kjo memo është kërkuar nga vetë kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Dokumenti në fjalë i hap rrugë zgjedhjes së një kryeprokurori të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP-së, Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Memo I referohet dispozitave kalimtare të ligjit për funksionimin e prokurorisë, që lidhen me rastin konkret, në kushtet kur KLP nuk është ngritur. Në dispozitat kalimtare të këtij ligji, në nenin 109, pika dy thuhet:

Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara
krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me
vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë
eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV,
seksioni I, të këtij ligji

Në pretendimin e saj për zgjedhjen me shumicë të thjeshtë të kryeprokurorit të përkohshëm, mazhoranca i referohet kesaj dispozite te ligjit për Prokurorinë. Ndërsa memo e Drejtorisë për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura thekson se Kushtetuta prevalon mbi ligjin, në bazë të hierarkisë juridike. Sipas memos në fjalë, vetë Kushtetuta përcakton se zyrtari shtetëror që mban disa funksione të caktuara, të cilat i japin titullin Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, zgjidhet me 3/5 e votave në Kuvend./abcnews.al

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono