Liverpuli nis mbrojtjen e titullit në Champions

17:32 | 17/09/201917:320

Liverpuli fillon sot mbrojtjen e titullit në Champions. Anglezët luajnë në orën 21:00 në fushën e Napolit, dhe jepen favoritë për të fituar.

Ajo që ndodhi vjet nuk harrohet lehtë.

Liverpuli i gjithi, me lojtarë, trajnerë e tifozë festoi si i çmendur për fitoren e titullit në Champions, veçse gjithçka tani është fashitur, pasi objektivi është një tjetër triumf.

Pikërisht, një mentalitet I tillë po ndihmon për kryesimin bindës në Premier Ligë pas pesë javësh, ecuri që duhet të vazhdojë edhe në Europë.

Dueli i parë i vitit të ri sportiv nuk është aspak i lehtë, në fushën e Napolit, aty ku të kuqtë vjet humbën e luajtën keq.

Trajneri Jurgen Klop ka disa shqetësime, që fillojnë me mungesën e portierit Alison, me mesfushorin e dëmtuar Nabi Keita dhe sulmuesin, gjithashtu të lënduar, Origi.

Gjermani u detyrua të sqaronte edhe të ardhmen e tij pas 4 vjetësh në stolin liverpulas, pasi agjenti i tij hodhi dyshime për vazhdimësinë për shkak të motit aspak të mirë në Angli.

“Mesa duket askush nuk e kuptoi shakanë e tij, – tha Klopi, – ishte humor gjerman, por ndoshta në Angli janë mësuar ndryshe. Moti nuk luajti asnjë rol në vendimin tim për të ardhur tek Liverpuli. Nëse themi “mos shkoni në Liverpul në tetor, është errësirë dhe ftohtë”, duket sikur po këndon refrenin e një kënge, jo sikur po jep një fakt të vërtetë”.

Më pas, trajneri foli edhe për ndeshjen.

“Pres që të jetë shumë e vështirë, – u shpreh ai, – Napoli vjet na mundi, dhe së pari ne duhet të luajmë mirë, ndryshe nuk ia dalim dot. Jemi kampionë të Europës, por nuk mendoj se jemi skuadra më e fortë në kontinent, nuk jemi favoritë. Mendoj se Mançester Siti është më i forti”.

Napoli është i fortë në fushën e tij, por trajneri Ançeloti tregohet i kujdesshëm në parashikim.

“Duam të bëjmë figurë të mirë dhe të mos humbim identitetin e lojës sonë, – u shpreh tajneri I shquar italian, – në ndeshjet e mëparshme ndaj Liverpulit kemi pasur probleme, dhe duhet të nxjerrim përfundimet tona. Në mbrojtje ishim mirë, por duhet që individët të dalin në pah, në mënyrë që të fitojmë. Napoli është forcuar, por po kështu edhe Liverpuli”.

Napolitanët mund të mos kenë sulmuesin Milik, ndërsa Elseid Hysaj nuk pritet të jetë titullar.

Parashikimet nxjerrin fitues kampionët e Europës, por rezultati I një ndeshjeje përcaktohet nga ajo që japin skuadrat në fushë.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono