EMRAT/ Specialistë, drejtues të ALUIZNI-t dhe INUK: Kush janë të arrestuarit VIP në Durrës

12:16 | 14/12/201912:160

17 urdhra arresti, 9 prej të cilëve janë ekzekutuar, ndërsa 8 persona janë shpallur në kërkim. Ky është bilanci i hetimeve dy javore pas dëmeve të mëdha të shkatuara nga tërmeti në Durrës, nga i cili vdiqen 51 persona.

Përmes një konference për shtyp, kreu i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu publikoi emrat e të arrestuarëve duke patur në krah edhe prokuroren e rrethit Anita Jella.

“Policia e Shtetit, menjëherë pas rënies së tërmetit orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në këto operacione u angazhuan 4012 forca policore, në Durrës, Tiranë e Lezhë.

Gjithashtu, u morën masa të menjëhershme për ruajtjen e rendit e sigurisë, ruatjen e objekteve të dëmtuara apo të braktisura nga banorët si pasojë e panikut, si dhe u morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme, me qëllim moslejimin e futjes së banorëve për shkaqe sigurie.

Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me secialistë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Finaciare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e njësive të posaçme të ngritura nga prokuroritë përkatëse, me objekt “Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës”, tha Shehu duke shtuar se nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Emrat e të arrestuarëve:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërkohë, abcnews.al mëson se janë shpallur në kërkim edhe Arben e Dëshira Qato, pronarë të Vila Palma; Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit; Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit; Artur Cela, ish-drejtori i INUV; Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës dhe ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë.

Personat në kërkim

1- Arben Qato pronar i Vila Palma
2- Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3- Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4-Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5-Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6-Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
7- Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë

DEKLARATA E PLOTË

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokurorja e Rrethit Anita Jella dhe Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi

Policia e Shtetit, menjëherë pas rënies së tërmetit orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në këto operacione u angazhuan 4012 forca policore, në Durrës, Tiranë e Lezhë.

Gjithashtu, u morën masa të menjëhershme për ruajtjen e rendit e sigurisë, ruatjen e objekteve të dëmtuara apo të braktisura nga banorët si pasojë e panikut, si dhe u morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme, me qëllim moslejimin e futjes së banorëve për shkaqe sigurie.

Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me secialistë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Finaciare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e njësive të posaçme të ngritura nga prokuroritë përkatëse, me objekt “Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Në këtë kuadër, grupet e punës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale në të gjitha objektet duke filluar me:

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve të firmave që kanë ndërtuar objektet, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve nga bashkia respektive, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, projektin, supervizimin, zbatimin, si dhe lejen e shfrytëzimit.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në hipotekën respektive.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në institucionet e tjera.

• Si dhe në kryerjen e detyrave të tjera që do diktojë situatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

• Në zbatim të këtyre detyrave, grupet hetimore kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, duke grumbulluar çdo provë që do i shërbejë hetimit.

Pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal është bërë ndalimi i këtyre shtetasve:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias në transmetimin dhe nxjerrjen para kohe dhe të pakonfirmuara të lajmeve për urdhër-arreste apo arrestime, pasi këto lajme dëmtojnë hetimin dhe për rrjedhojë përbëjnë vepër penale.

Në kuadër të transperencës me median dhe publikun, Policia e Shtetit jep informacion zyrtar të konfirmuar edhe nga prokuroritë respektive kur lajmi ka të bëjë me vijimësinë apo cënimin e hetimeve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur dhe e përkushtuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të luftuar krimin e organizuar, atë ekonomik e financiar duke çuar para drejtësisë personat përgjegjës.

Falënderojmë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ftojmë sërish që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të pananshëm.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono