Lirohet nga qelia ish-zyrtari i ARRSH-së Qurduka

16:37 | 11/10/2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda liroi nga qelitë e paraburgimit ish-zyrtarin e ARRSH-së, Aksel Qurduka. Ai qëndronte në paraburgim nga shkurti i këtij viti, i dyshuar si një nga zyrtarët e akuzuar për abuzime me tenderimet e bëra për ndërtimin e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan. Një treshe e Apelit prishi masën “arrest në burg” dhe caktoi për të “arrest shtëpie”. Javën e kaluar masa e sigurisë “arrest në burg” u zbut në “arrest shtëpiak” edhe për ish-zyrtarin tjetër të ARRSH, Aksel Qurduka.

Aktualisht, i vetmi person në qeli për llogari të këtij hetimi është Dashamir Xhika, ish-drejtori i ARRSH. Xhika, Alite e Qurduka akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Ata u kallëzuan nga KLS në vitin 2016 dhe më tej nga Ministria e Infrastrukturës, pas një auditi që konstatoi një dëm me 54 milionë dollarë dëm në buxhetin e shtetit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT