Lionel Mesi kthehet në stërvitje për Barcelonën

22:10 | 31/10/2018

Lionel Mesi bën një kthim të papritur në stërvitje me Barcelonën. Ylli argjentinas pritej të mungonte disa javë, por ndoshta mund të jetë në fushë që të shtunën.

Pritej të mungonte të paktën tri javë, por me një yll të tillë nuk duhet të nxitohesh. Lionel Mesi bëri hapin e parë drejt riaftësimit të plotë pas dëmtimit, duke u kthyer në stërvitje për Barcelonën, në kompleksin e klubit. Argjentinasi zhvilloi seancë së bashku me shokët e skuadrës, një lajm shumë i mirë ky për tifozët dhe trajnerin Valverde, ndonëse pamjet filmike treguan se nuk e lëvizte shumë krahun e dëmtuar në ndeshjen ndaj Seviljes.

Gjithsesi, mediat flasin për një kthim të tij të mundshëm në fushë që këtë fundjavë, në ndeshjen e ligës spanjolle ndaj Rajos së Vajekanos. Valverde do të presë deri në fund dhe do të këshillohet me mjekët si dhe me vetë futbollistin përpara se të vendosë. Ekziston mundësia që ai të tregohet i kujdesshëm dhe që numri 10 të aktivizohet vetëm të martën e ardhshme, në ndeshjen e Championsit në fushën e Interit. Mesi ishte në formë të madhe përpara dëmtimit, duke shënuar 12 gola në 12 ndeshje të luajtura për Barcelonën, e duke e ndihmuar me vendin e parë në kampionat dhe me tri fitore në tri ndeshje në Ligën e Kampionëve./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono