Lika: Na befasuan me Gegën, trajnerët kampionë s’lihen të qetë!

08:55 | 17/10/201908:550

Partizani fitoi titullin kampion pas 26 vitesh, ndërkohë që befasisht në përfundim të kampionatit u largua trajneri Skënder Gega. Pa diskutim ai kishte merita në rikthimin e trofeut në kampin e kuq dhe ajo lëvizje nuk u prit mirë nga tifozët dhe nga shumë ish-lojtarë të Partizanit ndër vite.

Punën që tropojani bëri me “demat” e vlerëson edhe Hasan Lika, i cili ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport” dhe flet për shumë çështje në kampionatin tonë. Gjithsesi të mbetemi te Gega dhe Lika deklaron:

“Gega bëri një punë të jashtëzakonshme te Partizani, të shkëlqyer do të thosha. Ai ka meritën e madhe që riktheu titullin kampion pas 26 vitesh, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të klubit për sezone me radhë. Sigurisht, meritë kanë të gjithë te Partizani, por nga ana teknike, vlerat gjithmonë i shkojnë trajnerit e më pas zbresin te futbollistët, për t’iu bashkuar stafit drejtues”, është shprehur Lika.

Skënder Gega, gjatë një konference për shtyp

LARGIMI – Tekniku kryeqytetas më pas flet edhe për largimin e Gegës nga Partizani: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur në verë, pasi normalisht edhe unë u befasova që iku Gega. Nga sa jam informuar, sigurisht që ka pasur diçka mes palëve sa i përket të ardhmes. Si duket kanë pasur mendime të ndryshme. Mua më vjen keq që ndodhin përsëri këto gjëra, sepse edhe dikur gjithmonë janë larguar trajnerët kampionë. Pra, nuk janë lënë të qetë për të vazhduar punën dhe për të shpalosur projektin që kanë pasur në kokë”.

Lika mendon se duhet të kishin vazhduar bashkëpunimin me Gegën dhe vë në dukje faktin se Partizanit nuk është se i ka ecur me trajnerët e huaj. “Mirë do të ishte që Gega të qëndronte dhe t’i jepej besimi i plotë nga drejtuesit, por kështu e kanë menduar. Ndoshta kanë gjykuar se me një trajner të huaj, siç dhe kanë pasur më parë, gjërat do të ecnin më mirë. Shpresoj që këtë herë të ecin gjërat realisht, sepse herët e tjera nuk kanë shkuar ashtu si duhet me trajnerë të huaj te Partizani”, ka deklaruar Lika, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono