Lika: Merkato na ndihmon për të shpëtuar, ëndërroj rikthimin te Partizani

16:13 | 09/11/201916:130

Gresild Lika ishte një ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes Luftëtari – Teuta. Sulmuesi anësor, i cili është një prodhim i Partizanit, komentoi barazimin pa gola në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

22-vjeçari e pranon pikën e marrë dhe beson se Luftëtari do të qëndrojë në Superiore, pavarësisht se është shumë e vështirë. Ekipi ka nevojë për merkato dhe Lika shpreson që drejtuesit të ofrojnë 2-3 lojtarë me eksperiencë.

E dinim forcën e Teutës. Ata janë pretendentë. I mbyllëm hapësirat, meritonim më shumë, por jemi të kënaqur me barazimin. Superiorja është e vështirë dhe trampolinë për lojtarët e rinj. Shpresojmë të qëndrojmë në Superiore. Është e vështirë në dukje, por kam besim se mund t’ia dalim. Ëndrra e çdo lojtari është të shkojë ku ka shtëpinë, por Luftëtari po më jep mundësinë. I falënderoj të gjithë, presidentin, trajnerin dhe stafin teknik. 2-3 lojtarë me eksperiencë do të na ndihmonin për realizmin e objektivit“, përfundon Lika. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono