Ligji i turizmit, status special për investitorët në turizëm elitar


19:02 | 06/12/2017

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miruatuar ndryshimet në ligjin për turizmin, i cili njeh tashmë një status të veçantë për investitorët në struktura akomoduese me 4 ose 5 yje.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, raportoi ndryshimin ligjor të ardhur në vetëm tre nene. Ai sqaroi se ligji krijon lehtësira fiskale për sektorin e turizmit elitar, i cili mungon në Shqipëri.
Siç është përcaktuar edhe në paketën fiskale të kaluar me buxhetin 2018, investitorët që do të ndërtojnë akomodime me 4 dhe 5 yje, e që do marrin statusin special, do ta kenë zero tatimin mbi fitimin, taksën e pronës dhe infrastrukturës si dhe reduktim të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Për deputetin demokrat Florion Mima, ky lloj subvencionimi që shteti po i bën këtij investimi është jo vetëm klientelist dhe korruptiv, por edhe shtypës. Ai argumentoi se nëse një investitor ka lehtësira si ato të parashikuara nga paketa fiskale dhe tashmë të njohura në ligj, për 10 vjet, atëherë rëndesa vjen tek taksapaguesit.

Ligji parashikon se vlera e investimit për hotelet me 4 yje të jetë minimalisht 8 milionë euro, ndërsa për ato me 5 yje, të paktën 15 milionë euro, për të marrë statusin special të investitorit.
Ligji i lejon Këshillit të Ministrave që me vendim të përcaktojë kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e këtij statusi./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono