Ligji i ri për kasat fiskale, PD: Dalin jashtë përdorimit 140 mijë kasa

15:21 | 02/08/2019

Por, Partia Demokratike ka bërë denoncimin e radhës duke thënë se ligji për fiskalizimin, është një skemë e re zhvatjeje nga qeveria.

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa tha se kjo skemë dëmton bizneset, duke  nxjerrë jashtë përdorimit kasat fiskale. “Me ligjin e ri të qeverisë, të gjitha pajisjet fiskale në përdorim të biznesit, përfshirë rreth 140 mijë kasa fiskale, do të dalin jashtë përdorimit. Në vend të tyre, qeveria po krijon me ligj një sistem të ri për faturat, duke detyruar çdo biznes të deklarojë çdo veprim në kohë reale.Ky ligj rrit kostot për biznesin, cënon konkurencën e lirë, vret vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese”, deklaroi ish-deputeti i PD.

Sipas selisë blu, qeveria harton vetëm politika për grabitur biznesin dhe qytetarët.

 /ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono