Ligji i PPP-ve, Konfindustria: Shqetësim shtyrja e miratimit nga Kuvendi

12:27 | 23/06/2019

Konfindustria shpreh shqetësimin për shtyrjen e radhës të afatit kohor të miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit, që ndalon lidhjen e projekteve të Partneritetit Publik Privat dhe kontratat koncesionare “të pakërkuara” të parashikuar brenda muajit Qershor 2019.

Sipas Konfindustrias kjo është shkelja e dytë kohore radhazi e zotimit qeveritar para FMN/Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera financiare të huaja për ndërprerjen e kontratave koncesionare të tipit të“pakërkuar” në sektorët e infrastrukturës rrugore.

Afati i parë ishte muaji Shtator 2018. Konfindustria bën të ditur se ka kërkuar zyrtarisht pranë ekzekutivit dhe Kuvendit të Shqipërisë, se në projekt ligjin përkatës të ndalimit të lidhjes së kontratave “ të pakërkuara” duhet të përfshihen pa përjashtim të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe jo vetëm në infrastrukturën rrugore.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e papërgatitur institucionalisht për mbrojtjen e interesit publik në afatgjatë në përdorimin e PPP dhe kontratat koncesionare në përgjithësi dhe të tipit “pakërkuar” në veçanti./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono