“Ligjet” presin shpjegime nga Meta të hënën

15:36 | 19/06/201915:360

Komisioni i ligjeve vijoi procedurat e shkarkimit të presidentit, duke caktuar të hënën si dita kur Ilir Meta mund të japë shpjegimet e tij. Taulant Balla argumentoi se pse Meta kishte shkelur rëndë Kushtetutën, kurse opozita e re parlamentare kërkoi që  shkarkimi të shtyhej për pas zgjedhjeve.

Të hënën, Ilir Meta është i ftuar në Komisionin e Ligjeve të japë shpjegimet e tij kundërshtuese ndaj pretendimeve të socialistëve se ka shkelur rëndë Kushtetutën kur anuloi 30 Qershorin.

“Në rast se Presidenti kërkon që të dëgjohet në Komisionin e Ligjeve, komisioni i krijon mundësinë presidentit të vijë të shprehet pranë këtij komisioni, por gjithsesi kjo është çështje që i përket mbledhjes së radhës”, tha Manja.

Komisioni i Ligjeve miratoi kalendarin për këtë çështje, duke parashikuar që të enjten tjetër të ngrihet nga Kuvendi Komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje.

“Do të hartojë një raport për seancën plenare në përfundim të të cilit do t’i kërkojë seancës plenare, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të vërtetuar nëse në veprimtarinë e Presidentit të Republikës është shkelur neni 92 i Kushtetutës”, tha Manja.

Në emër të mazhorancës, kreu i grupit socialist Taualnt Balla prezantoi në komision shkeljet e Metës.  Në emër të opozitës së re, ish-këshilltari i Ilir Metës kërkoi shtyrjen e këtyre procedurave.

“Në kontekstin aktual që po kalon shqipëria më duket e nxituar propozimi i një kalendari kaq të shpejtë. Sugjeroj që afatet kohore për shqyrtimin e kërkesës në seancë plenare, për shkak edhe të krizës aktuale që po kalon Shqipëria në interes edhe të axhendës evropiane të Shqipërisë të shtyhet pas zgjedhjeve të 30 Qershorit”, tha Ralf Gjoni.

Kjo kërkesë u refuzua me argumentin se rregullorja e jep vetëm 15 ditë afat Komisionit të Ligjeve për të kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono